Babai shet vajzën online

schedule13:03 - 30 Tetor, 2018

schedule 13:03 - 30 Tetor, 2018

Një burrë i pakënaqur që bashkëshortja e tij kishte lindur vajzë, vendosi të shiste të porsalindurën për pesë mijë euro, online. Pas denoncimit të gjyshes së fëmijës, policia ka gjetur vogëlushen duke e rikthyer tek nëna e saj, ndërsa babi u arrestua.

Vetëm 10 ditë pasi lindi iu shit online për pesë mijë euro një cifti që jetonte 1200 kilometra larg nënës së saj e cila përpiqej prej 10 vjetësh të bënte fëmijë. Është kjo ajo që i ka ndodhur një të porsalindure kineze. Faji i saj i vetëm ishte që kishte lindur vajzë, ndërsa babai i saj, ai që e shiti, dëshironte një djalë. Ka qenë pikërisht gjyshja e fëmijës që ka dhënë alarmin pasi nuk e gjente më fëmijën në shtëpi.

Policia pasi gjeti të porsalindurën arrestoi babain e saj  të papunë si dhe dy prindërit që e kishin blerë. Tashmë vajza e vogël është me nënën dhe gjyshen e saj. Sipas ligjit kinez trafikimi dhe shitja e grave dhe fëmijëve dënohet deri në 10 vjet. Por në raste të veçanta mund të ketë dhe dënime me burg të përjetshëm apo dënim me vdekje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!