Babai përplas aksidentalisht  me makinë djalin 6-vjeçar në Korçë

schedule21:17 - 30 Gusht, 2022

schedule 21:17 - 30 Gusht, 2022

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar.

Mësohet se 6-vjeçari i ka prerë rrugën me biçikletë përpara banesës dhe i ati e ka marrë përpara me mjet. I mituri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!