“Babai në koma”, gazetari me COVID-19: Sikur të rikthehesha pas, do e mbaja maskën gjithë jetën

schedule22:50 - 8 Korrik, 2020

schedule 22:50 - 8 Korrik, 2020

Gazetari i njohur Berat Buzhala ka reaguar sërish në rrjetin social “Facebook” me një mesazh drejtuar qytetarëve në lidhje me koronavirusin.

Buzhala ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe lajmin e konfirmoi ai vetë.

Gazetari vazhdon të ndajë në rrjetet sociale eksperiencën e vështirë që po kalon për shkak të situatës së COVID-19.

Ai gjithashtu ka treguar se babai i tij ndodhet në një situatë të vështirë në betejën me koronavirusin, ndërsa shton se gjendja e tij vazhdon të jetë kritike dhe se është në koma prej 5 ditësh.

Së fundmi Buzhala shkruan se për të mbrojtur veten dhe tjerët qytetarët duhet të mbajnë maskat, ku gjithashtu është shprehur se nëse do të rikthehej pas, maskën do e mbante gjithë jetën.

“Sikur të rikthehej gjendja sikur qysh ka qenë para dy javësh, kisha premtu që do ta kisha mbajtë maskën për pjesën tjetër të jetës. Mirepo ajo nuk kthehet tashmë, krejt çka mundemi me bo është me parandalu raste të tjera, me parandalu më shumë fatkeqësi dhe më shumë rënie të shtetit”, shkruan ai.

Statusi:

Edhe po tutna, e edhe po pritoj me dale, ndonese kane kalu tashme ma shume se dy jave prej kur jam testu pozitivisht me Covid.

Fatkeqesisht nuk kam qene i vetmi ne familje qe pata dale pozitiv, e fatkeqesisht ka prej nesh qe ende nuk po munden me i nxjerr kambet prej kesaj beteje te gjate, te lodhshme, e te merzitshme.

E kam fjalen per baben. Gjendja e tij vazhdon me qene kritike, eshte ne kome qe 5 dite.

Cka po du me thane eshte kjo: Mbani ato maska, mbajeni distancen, e mbajeni edhe higjenen. Sikur te rikthehej gjendja sikur qysh ka qene para dy javesh kisha premtu qe do ta kisha mbajte masken per pjesen tjeter te jetes. Mirepo ajo nuk kthehet tashme, krejt cka mundemi me bo eshte me parandalu raste te tjera, me parandalu me shume fatkeqesi dhe me shume renie te shtetit.

Kjo lufte nuk do te zgjas edhe disa dite, e as edhe disa jave. Do te zgjas edhe disa muaj, kurse ne se bashku do te mund ta krijojme nje realitet te ri dhe te perkohshem, por qe na mbron prej shume dramave familjare.

Une jam i bindun qe ne nje te ardhme jo shume te larget prape kemi me pase mundesi me ndejt truç me njani tjetrin, me kcy ne valle si te dalldisun, ama nuk kemi me pase mundesi me i pas afer vetes ata qe prej pakujdesise tone nuk i kemi afer vetes.

E kam thane edhe nje dite tjeter, ky vit eshte Viti i Mbrapshte, e jo ai qe ka thane Kadareja.

p.s.

Na pamundesi me ia thane te veshi, po kam nevoje me ia thane qitu babes se nuk ka gajle qe i ke pas prishe krejt mollat e dardhat me helm. Kisha pase qef me prishe hala….

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!