Babai mbyt në vaskë 3 fëmijët e tij, mesazhi që i la ish-bashkëshortes: Nëse nuk i kam unë, nuk do t’i kesh as ti

schedule15:23 - 16 Qershor, 2022

schedule 15:23 - 16 Qershor, 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga vrasja makabre e tre fëmijëve të vegjël nga i ati i tyre, i cili ka dëshmuar në polici se u mori jetën të vegjëlve duke i mbytur në vaskë.

Sipas medieve të huaja, ka qenë nëna e fëmijëve ajo që telefonoi policinë.

Ajo i tha policisë se ka merak për fëmijët e saj, të cilët ato ditë po jetonin me babanë, raporton abcnews.al.

Gruaja ishte e divorcuar me bashkëshortin, ndërsa ndanin kujdestarinë e fëmijëve bashkë.

Pas shqetësimit që ngriti gruaja, policia shkoi në shtëpinë e burrit, ku gjeti trupat e pajetë të tre fëmijëve.

Bëhet fjalë për Bryant 5 vjeç, Cassidy 3 vjeçe dhe Gideon 2 vjeç.

Babai vrasës Jason Karels, 35 vjeç, nuk ishte në shtëpi në momentin kur policia gjeti trupat e pajetë të fëmijëve, por u arrestua disa orë më vonë pas një ndjekjeje 17-minutëshe.

Ndjekja, sipas cbsnews , përfundoi kur burri humbi kontrollin e makinës, e cila u përmbys.

Në fakt, policia e arrestoi pasi fillimisht e nxori nga makina dhe e transportoi në spital për ndihmën e parë.

Në fjalët e para në polici, ai pranoi krimin dhe tha se kishte tentuar të kryente vetëvrasje tre herë.

Sipas asaj që u tha në gjykatë, babai i mbyti fëmijët në vaskë dhe, siç raporton chicago.suntimes , i ka lënë një shënim gruas në të cilin shkruante: “Nëse nuk mund t’i kem unë, nuk do t’i kesh as ti (fëmijët)”.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore rezultatet e para të autopsisë kanë rezultuar se vdekja e tre fëmijëve ka ardhur nga mbytja .

Babai i fëmijëve akuzohet për vrasje të shkallës së parë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!