Aleks Marku 40-vjeç u arrestua mëngjesit e sotëm pasi mbante fëmijët e mitur peng, 6 dhe 11 vjeç në një apartament.
Ai fillimisht nuk iu iu bind urdhrit të policës për t’u dorëzuar, ndërsa nga dritarja e apartamentit qëlloi drejt RENEA-s me armë zjarri tip kallashnikov.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka falënderuar forcat RENEA dhe policinë e Durrësit që arritën të neutralizonin babain.
REAGIMI: Mirënjohje Repartit RENEA dhe forcave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për zgjidhjen e një situate të vështirë, për shkak se një person qëllonte me armë nga banesa e tij, ku mbante edhe dy fëmijët e mitur, ndërsa bashkëshortja kishte një urdhër mbrojtje, për shkak të dhunës në familje. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!
/abcnews.al/