Babai i vrau nënën me thikë, rrëqeth djali: E kemi fajin ne që nuk e mbrojtëm

schedule22:15 - 1 Gusht, 2022

schedule 22:15 - 1 Gusht, 2022

Janë tronditëse faktet e publikuara pas krimit në familjen shqiptarë në Greqi ku burri 51-vjeçar vrau gruan me thikë në Zakynthos.
Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar edhe djali i tyre 20-vjeç.

“Faji është i yni sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme. Ky ishte gabimi më i madh i ynë. Unë dhe nëna ime folëm për këtë. Ajo ishte nëna perfekte, mua më vjen keq për vëllezërit e mi dhe duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje”, ka thënë mes të tjera djali.

Kujtojmë se 51-vjeçari u arrestua nga autoritetet greke, ndërsa dëshmoi se aktin e rëndë e ndërmori pasi sipas tij gruaja e tradhtonte. 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!