Babai i reperit, Mad Clip ka ngritur një padi ditën e sotme pasi disa sende personale të të ndjerit nuk u gjetën në trupin e tij. Babai i 34-vjeçarit që humbi jetën në një aksident me makinë në Athinë ka ngritur padinë për humbjen e varëses me kryq që mbante reperi.
Kryqi që mbante gjithmonë ishte një dhuratë nga një i afërm dhe vlente rreth 10 mijë euro. Telefoni i tij celular nuk u gjet gjithashtu. Sipas Ant1, babai i Mad Clip ka vizituar stacionin specifik të policisë edhe dy herë për të pyetur se ku janë sendet e djalit të tij. Dhe gjyshi i të ndjerit tha më parë se objektet ishin vjedhur nga trupi i nipit të tij.
Reperi ndërroi jetë një javë më parë pasi makina e tij Porsche doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë. Reperi po kthehej nga dasma e mikut të ngushtë, ku kishte kënduar bashkë me këngëtaren shqiptare, Eleni Foureira hitin e tyre të verës.
/abcnews.al