Babai i Meghan Markle pëson goditje në tru

schedule08:28 - 25 Maj, 2022

schedule 08:28 - 25 Maj, 2022

Thomas, babai i Dukeshës së Sussex-it Meghan Markle është shtruar në spital pas një goditjeje që pësoi në tru. 77 vjeçari pësoi goditjen përpara se të shkonte në Londër për festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës. Ai u dërgua me urgjencë në spital të martën herët në mëngjes.

“Babai im po shërohet në spital. Kërkojmë privatësi për familjen, për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Ai ka nevojë vetëm për paqe dhe pushim.”, tha vajza e tij, Samantha. Kujtojmë që Meghan Markle nuk ka një raport të mirë me babain e saj. Ky i fundit ka kritikuar shpesh publikisht të bijën dhe Princin Harry.

Një faqe interneti amerikane e profilit të lartë ka marrë informacion nga brenda spitalit, që do të thotë se lajmi për goditjen e tij ishte gati të shpërndahej (foto: Thomas Markle me Meghan)

Meghan Markle dhe bashkëshorti Princi Harry janë fotografuar teksa ajo i dhuron atij një trofe pas fitores së tij në polo

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!