Babai i kryeministrit britanik injoron rregullat e të birit, në Greqi për pushime

schedule15:40 - 3 Korrik, 2020

schedule 15:40 - 3 Korrik, 2020

Greqia ka ndaluar fluturimet e drejtpërdrejta nga Britania e Madhe, por babai Ii kryeministrit  Johnson ka zgjedhur të shkojë atje nëpërmjet Hungarisë. Shmangia që ai ika bërë rregullave aktuale për shkak të pandemisë ka bërë që opozita të shpërthejë në akuza ndaj kryeministrit Johnson.

Babai i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Stanley Johnson është fotografuar në një tavernë në Greqi mbrëmjen e së enjtes, pasi shkoi për pushime në vilën e tij duke injoruar paralajmërimet për udhëtimet jashtë vendit, në një situatë pandemie.

Stanley Johnson 79 vjec, udhëtoi drejt Greqisë dhe pse udhëzimet e qeverisë britanike bëjnë të qartë se mund të udhëtohet vetëm për arsye shumë të forta.

Ai madje shmangu dhe urdhrin e qeverisë greke për ndalimin e fluturimeve direkte nga Britania e Madhe duke shkuar në Athinë përmes Bullgarisë. Madje faktoi udhëtimin e tij dhe me fotografi.

Kryeminsitri Johnson nuk pranoi të shprehej publikisht për këtë duke thënë se nuk do jepte detaje për bisedat familjare. Ai u mjaftua duke thënë se pjesa më e madhe e britanikëve e kanë kuptuar se çfarë duhet të bëjnë dhe kanë qenë shumë të kujdesshëm.

Duke folur nga vila e tij, të cilën ia lëshon me qera turistëve, Stanley Johnson u shpreh se autoritetet greke ishin shumë të lumtura ta lejonin të hynte në vend.

Më shumë se 400 mijë britanikë mendohet se janë prekur nga ky ndalim I autoriteteve greke, pasi kishin prenotuar pushimet në ishujt e Greqisë, askush nuk mund të shkojë atje të paktën deri në datën 15 korrik.

Mediat në Greqi e cilësuan si të pabesueshëm udhëtimin e StanleyJohnson, ndërsa deputetët britanikë kanë kërkuar shpjegime të menjëhershme nga kryeministri se pse Babai I tij nuk ndjek rregullat që iu imponohen çdo pushuesi të thjeshtë./abcnews.al