Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, këtë të premte është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Wigermark në lidhje me këtë takim përmes një postimi në Twitter ka rikujtuar vizitën e parë në Prishtinë si diplomat suedez të realizuar në vitin 1992.
Ndër të tjera ai ka thënë se në atë kohë kishte takuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, të cilin Wigemark e quan edhe “babai i Kosovës modern”.
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë
“Përgjatë vizitës time të parë si një diplomat i ri suedez në Prishtinë në gushtin e vitit 1992 isha i nderuar të takoha babain e Kosovës modern dhe presidentin e saj të parë, Ibrahim Rugova. Të qëndruarit pranë portretit të tij me liderin e ri të partisë së vjetër të Rugovës, ishte një ndjenjë disi historike”, ka shkruar Wigemark./abcnews.al

