Babai i Kostandinos Kaçifas ka folur për herë të parë në mediat greke. Në një intervistë për “Protothema”, ai tha se djali i tij u frymëzua nga ushtarët grekë të vrarë në vitet ’40-’41.
“Kostandini u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir. U frymëzua aq shumë dhe nuk po i ndahej flamurit grek”, thotë babai i 35-vjeçarit të vrarë në Bularat.
I ati i Kaçifas sqaroi në këtë intervistë se djali kishte ardhur në fshat 5 vite më parë për të punuar. Kostandini kishte vendosur edhe flamurin grek në kodrën e fshatit Bularat. Sipas babait, 35-vjeçari donte që banorët e fshatit të kishin një ndjenjë frymëzimi për helenizmin.
Kjo ishte intervista e parë e babait të 35-vjeçarit, kurse bashkëshortja e tij ka folur gjatë këtyre dy ditëve për mediat e Athinës. Ndërsa për gazetarët shqiptarë familjarët e Kostandinos Kaçifas nuk kanë pranuar të prononcohen./abcnews.al