Gazetari Berat Buzhala ka zbuluar se babai i tij është prekur nga Covid-19.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai ka treguar se gjendja e të atit nuk është edhe aq e mirë.
Vetë gazetari, i cili po ashtu ka qenë i infektuar prej disa ditësh tashmë, shprehet ndër të tjera se shteti ka vendosur ta shoh këtë luftë si spektator.
“Bonu i fort e çohu neser. Befasona neve, befasoi edhe mjeket. E di që prapë kam me u marrë me ty, mas shpinës tande, ama gjithashtu e di që ti e ke ditë që unë po merrna me ty dhe veprat tuja. Na nuk jemi babë e djalë, na jemi shokë. Natën prinduc.
(Kurse ju të tjeret që po mendoni që COVID është shpikje me të vertete ju dëshiroj shumë fat. Fat i dëshiroj edhe shtetit që e ka vendosë me e pa si spektatator këtë luftë që tashmë ka fillu.)”, shkruan Buzhala.
Më herët, ai ka treguar në rrjetet sociale të gjitha etapat e prekjes nga koronavirusi, që nga humbja e nuhatjes, te temperatura e deri te dhimbjet trupore./abcnews.al