Babai i kryeministrit britanik Boris Johnson është më i qetë dhe jashtëzakonisht mirënjohës që djali i tij ka kaluar nga kujdesi intensiv në një njësi tjetër spitalore, tha ai sot në një intervistë për BBC.
Stanley Johnson gjithashtu tha se beteja e djalit të tij me koronavirusin ndihmoi Mbretërinë e Bashkuar të kuptonte pandeminë se sa serioze është.
“Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës në emër të familjes së Borisit, familjes sime, natyrisht mirënjohës për ndihmën e jashtëzakonshme të mbështetjes së njerëzve dhe sigurisht falënderues për punën e jashtëzakonshme të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit.
Të enjten në mbrëmje, Downing Street tha se Kryeministri ishte zhvendosur nga kujdesi intensiv përsëri në repartin e Spitalit St. Thomas ‘në Londër, ku ai do të monitorohet nga afër. Por rreziku nuk ka kaluar plotësisht, tha Stanley Johnson.
“Unë nuk mund të them dot se ai rreziku ka kaluar, do të duhet pak kohë që ai të rikthehet gjendjes së mëparshme.
Unë nuk i di të gjitha detajet por është mesë normale se ai nuk mund të shërohet sot dhe nesër ti rikthehet punës së tij, kjo do të mari pak kohë , tha ai./abcnews.al