Babai i 20-vjeçares që u vra nga burri: Sikur ta kapja me duart e mia atë njeri

schedule16:12 - 7 Prill, 2022

schedule 16:12 - 7 Prill, 2022

“Sikur të kisha mundësinë ta kapja me duart e mia atë njeri”, këto janë fjalët e babait të Karolain, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Athinë më 11 maj të vitit të kaluar.

Babai i 20-vjeçares fatkeqe, ka folur për njeriun që akuzohet për vrasjen e të bijës, për bashkëshortin që mbyti të shoqen në sy të fëmijës së tyre të vogël, Lydian që atëherë ishte vetëm 11-muajshe.

Babai i 20-vjeçare britanike nuk e mban dot zemërimin që ka për vrasësin e Karolain, shkruan abcnews.al.

Në një intervistë për Daily Mail, 78-vjeçari britanik foli për gjyqin që do të mbahet për vrasjen mizore të së bijës, rreth 10 muaj më parë në shtëpinë e saj në Glyka Nera, Athinë.

Babis Anagnostopoulos, i cili akuzohet për vrasjen e Karolain do të dalë nesër në Gjykatë ku thuhet se do të mbrojë veten, duke thënë se ishte duke u vetëmbrojtur duke iu referuar aftësive të 20-vjeçares në artet marciale, raporton protothema.gr.

Megjiithatë babai i 20-vjeçares , i cili nuk do të paraqitet nesër në Gjykatë për shkak të problemeve me shëndetin tha se do domte shumë që vrasësi i të bijës të binte në duart e tij.

“E kuptoj që Babis do të përdorë si vijë mbrojtëse faktin që Karolain e ka provokuar dhe se ai veproi në kuadër të vetëmbrojtjes. Në momentin e gjyqit unë do të jem në shtëpi dhe do të kujdesem për Lidia e vogël (mbesën vajzën e Karolain dhe Babis)”, tha i ati i Karolain./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!