Babai harron foshnjën në makinë, vogëlushja pëson arrest kardiak nga nxehtësia

schedule09:20 - 18 Korrik, 2024

schedule 09:20 - 18 Korrik, 2024

Një baba është arrestuar, sepse vajza e tij tetëjavëshe vdiq pasi u la në një makinë të nxehtë në New Jersey.

“Një fëmijë vdiq të hënën në një makinë, pasi pësoi arrest kardiak”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Qarkut Ocean.

Babai i fëmijës, 28-vjeçari Avraham Chaitowski, e la foshnjën në makinë për një periudhë të gjatë kohore, e cila u përcaktua si shkaku dhe mënyra e vdekjes, thanë prokurorët.

Në Lakewood Township, ku fëmija vdiq, temperatura kaloi 38 gradë Celsius të hënën. Prokurorët thanë se babai i foshnjës akuzohej për rrezikim të mirëqenies së një fëmije.

Hetimi është në vazhdim dhe janë të mundshme ngritja e aktakuzave të reja.

Të paktën 11 fëmijë kanë vdekur në makina të nxehta në të gjithë SHBA këtë vit, sipas organizatës jofitimprurëse kombëtare KidsAndCars.org.

Që nga viti 1990, të paktën 1,095 fëmijë kanë vdekur në makina të mbinxehura dhe rreth 88 përqind e atyre fëmijëve ishin tre vjeç ose më të vegjël./abcnews.al