Hekuran Gjoni, 74-vjeçari që vrau të birin mbrëmjen e së shtunës në Tiranë ka deklaruar se djali e bullizonte. Në dëshminë e tij përpara hetuesve, autoi i krimit të rëndë brenda familjes që tronditi kryeqytetin ka treguar dinamikën e ngjarjes.
“Djali im Asimi më tallet prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Djali filloi sërish të më tallte. Pasi u acarova i ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali u ngrit dhe ai dhe më qëlloi ku unë u rrëzova. Në këtë moment ka ndërhyrë vajza ime ku i bërtiti Asimit pse qëllove babin. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe i ngrita mora thikën dhe e godita djalin”.
Dëshminë e tij të siguruara nga Abc News, 74 vjeçari e ka dhënë mëngjesin e së dielës, pas stabilizimit të gjendjes së tij të rënduar psikologjike.
Nga hetimet ka rezultuar se Hekuran Gjoni, pas sherrit me djalin Asim Gjonin e ka goditur disa herë me thikë
37-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por humbi jetën për shkak të plagëve që kishte marrë në qafë dhe në kraharor.
Ngjarja ndodhi brenda banesës së autorit Hekuran Gjoni, rreth orës 19:00, në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit.
Sipas policisë autori 74-vjeçar por edhe i biri kanë qenë të dehur dhe janë konfliktuar fillimisht me fjalë ndërsa më pas Hekuran Gjoni ka goditur Asimin me thikë. Në momentin e krimit brenda në banesë ka pasur edhe familjarë të tjerë por nuk kanë mundur të ndalojnë 74-vjeçarin.
Autori i ngjarjes, u arrestua menjëherë sapo shërbimet e policisë mbërritën në banesën e familjes Gjoni. Ndërsa 74 vjeçari pranoi menjëherë krimin që kishte kryer para oficerëve të policisë.
Policia nga dëshmitë e marra deri më tani, dyshon se shkak i këtij sherri janë bërë fyerjet dhe debatat që babai kishte me djalin e tij./abcnews.al