Babai dha vajzat u gjetën të kapur për dore, 8 persona vetëvriten sijanur në Turqi

schedule10:02 - 9 Nëntor, 2019

schedule 10:02 - 9 Nëntor, 2019

Dy familje i kanë dhënë fund jetes në mënyrë të frikshme në Turqi gjatë ditëve të fundit duke rikthyer në vend frikën e vetëvrasjeve masive.

Është forma që ata kanë zgjedhur të vetëvriten që po shkakton më tepër frikë, nisur edhe nga problemet e theksuara ekonomike që po përjeton vendi pas disa vitesh krize politike.

Të dyja familjet me nga katër pjestarë i kanë dhënë fund jetës me sijanur.

Tre ditë më parë, në Stamboll u gjetën të vdekur në banesën e tyre katër të rinj, dy vëllezër dhe dy motra. Policia konfirmoi se ata kishin pirë sijanur. Ka dyshime të forta se ata vranë vetën për shkak të problemeve ekonomike dhe pamundësisë për të gjetur punë, raporton Albeu.com.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme në qytetin bregdetar të Antaljas është gjetur e vdekur një familje, babai, nëna dhe dy vajzat e mitura. Dyshimet janë se edhe ata përdorën sijanur për të vrarë veten. Policia gjeti të vdekur në dhomën e ndenjes babain dhe vajzat të kapur për dore, ndërsa nëna u gjet në tualet po ashtu e vdekur.

Në shtëpi u gjet edhe letra e babait teksa shkruante se kishte nëntë muaj pa punë dhe kjo ishte zgjidhja e vetme që i kishte mbetur.

“Kam nëntë muaj pa punë, nuk kam zgjidhje tjetër vetëm se të vdesim”, shkruante ai në letër.

Vitet e fundit Turqia është duke u përballur me një krizë të fortë ekonomike pas largimit të kompanive të huaja për shkak të problemeve të theksuara politike të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!