Një azil të moshuarish në Belgjikë është kthyer në vatër shpërthimi të koronavirusit pas vizitës së babagjyshit të Vitit të Ri, i cili kishte qenë pozitiv me COVID në këtë periudhë kohore.
Mediat vendase raportojnë se numri i viktimave nga koronavirus në këtë ambient ka shkuar në 18. Prej 170 personave që qëndrojnë në këtë azil të paktën 121 u infektuan.
Ditën e djeshme, institucioni paralajmëroi se gjendja në shtëpinë e pleqve po vështirësohet pasi ka edhe mungesë të kujdestarëve. Kjo pasi në dy javët e fundit 36 punonjës rezultuan pozitiv me COVID.
Sipas Het Laatste Nieuës, qendra e kujdesit rezidencial ka kërkuar ndihmën e Kryqit të Kuq, Mbrojtjes dhe këshillit të qytetit për t’u marrë me mungesën e personelit. Hetimi i mëtejshëm duhet të zbulojë nëse vizita e Babagjyshit është shkaku i vetëm i shpërthimit të infeksionit./mv.abcnews.al