Futbollisti i famshëm spanjoll e tradhtoi yllin kolumbian të popit me të 23-vjeçaren, Clara Chia Marti, e cila në atë kohë punonte në kompaninë e tij. Pasi gjithçka u bë publike, Shakira ka reaguar mjaft dhunshëm, ndaj i ka kushtuar një këngë hakmarrjeje ish-bashkëshortit. Por Pique u kundërpërgjigj menjëherë. Ndërkohë të dy po vazhdojnë “luftën” publikisht.
Mirëpo, së fundmi, një lajm po bën xhiron e rrjetit, thuhet se Clara është shtatzënë dhe Pique do të bëhet sërish baba.
Gjithçka nisi të komentohet, që në momentin kur dyshja janë filmuar në një farmaci teksa blinin një test shtatzënie dhe farmacisti i tha një gazetari.
Kujtojmë që Pique ka dy djem me Shakirën, Milan dhe Sasha./abcnews.al