Baba për herë të parë, Turi zbulon detajin e emrit të vogëlushes që do të vijë në jetë

schedule21:50 - 12 Prill, 2021

schedule 21:50 - 12 Prill, 2021

Çifti shumë i dashur për publikun, Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Moderatorja është në pritje të ëmbël dhe pritet të sjellë në jetë një vajzë.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Në kurthin e Piter Pan”, Turi ka treguar se mezi po pret që bebushja të vijë në jetë dhe shpreson të jetë një baba i mirë.

Ndër të tjera, Hysko u pyet nga fëmijët nëse ai dhe Orinda e kanë menduar emrin për vogëlushen e tyre.

“Nuk e kemi vendosur akoma, po e mendojmë, por do të fillojë me A, kjo është e sigurt”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!