Reperi i njohur, Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi u bënë prindër për herë të pare më datë 1 janar. Anxhi solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Troi.
Lajmin e bukur e dha vetë reperi, me anë të një postimi në Instagram. Ai publikoi një foto të vogëlushit, por pa i zbuluar portretin dhe shkroi: “Djali im Troi Sterkaj ju uron një vit të mbarë”.
Së fundmi, Don Phenom ka publikuar foton më të ëmbël me të birin. Ai shfaqet duke e mbajtur në krahë dhe duke e puthur.
“Të dua Troi”, ka shkruar reperi krahas fotos./abcnews.al