Baba për herë të parë? Maluma bën lëmsh rrjetin me postimin e fundit

schedule07:49 - 25 Janar, 2021

schedule 07:49 - 25 Janar, 2021

Një ditë më parë, Maluma u rikthye në rrjetet sociale me një fotografi që i hutoi të gjithë. Artisti kolumbian ndau me ndjekësit në Instagram një imazh bardh e zi, ku shihet duke përqafuar barkun e një vajze, në të cilin është shkruar: “#7DJ”.

Fansat mendojnë se vajza në fjalë është e dashura e tij, Susana Gomez. Nisur nga kjo, shumë fansa kanë supozuar se këngëtari ka dashur të tregojë se do të bëhet baba së shpejti, por të tjerë e lidhin këtë me një projet të ri muzikor.

imazh-infobae

E vërteta është se pavarësisht thashethemeve, burime pranë këngëtarit konfirmuan se kjo është një strategji e tij për të “lindur” një album të ri. Imazhi që i befasoi ndjekësit e tij shoqërohet me mesazhin ” #7DJ”, i cili edhe pse kuptimi i tij nuk dihet me siguri, në Tëitter thuhet se do të thotë “7 ditë në Xhamajka”. /abcnews.al

Foto © 2020 Splash News / The Grosby Group PREMIUM EXCLUSIVE Superstari kolumbian, Maluma, u pa në Beverly Hills të Dielën në mëngjes, duke shijuar një shëtitje të dashur me të dashurën e re të re, Susana Gomez.  Çifti eci krah për krah ndërsa kishte veshur kravatë ngjyrosëse të Maluma "Hawai".  Ata vendosin krahët rreth njëri-tjetrit ndërsa bëjnë një selfie të bukur në rrugën e tyre për në mëngjes.  Në foto: Maluma, Susana Gomez