Baba për herë të parë, Jason Derulo ka një arsye të fortë pse dëshiron një djalë

schedule11:35 - 28 Prill, 2021

schedule 11:35 - 28 Prill, 2021

Jason Derulo dhe e dashura e tij, Jena Frumes zbuluan pak javë më parë se do të bëhen prindër për herë të parë. Këngëtari dhe modelja e ndanë lajmin e emocionues përmes rrjeteve sociale ndërsa zbuluan përmes një feste të madhe në Bahamas se do të bëhen me një djalë.

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për “Drew Barrymore Show”, ku u shpreh se e pret me padurim ardhjen në jetë të bebushit. “Mendoj se çdo gjë ndodh në kohën e duhur. Unë kisha dëshirë të madhe për një fëmijë, mendoj se vjen me moshën dhe ti takon një njeri me të cilin lidhesh vërtetë shumë dhe gjithçka ndodh në kohën e duhur”, tha këngëtari.

Ai zbuloi dhe arsyen pse ka dëshiruar që fëmija të ishte një djalë. “Kam realizuar shumë gjëra dhe në këtë pikë të jetës sime, filloj mendoj ‘Ok, me kë duhet ta ndaj tani këtë gjë?’. Gjithashtu nuk ka asnjë njeri që do të trashëgojë mbiemrin tim. Vëllai im ka vetëm vajza, motra ime ka vajza, nuk ka më Derulo. Duhej ta bëja këtë gjë, sepse dikush duhet ta trashëgojë mbiemrin”, u shpreh ai. /abcnews.al

Jason Derulo and his girlfriend Jena Frumes announce they are expecting  their first child together | The Bharat Express News

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!