Çifti shumë i përfolur, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e tetë të shtatzënisë, por lajmi i ëmbël u zbulua vetëm disa ditë më parë.
Ajo është në pritje të një vajze dhe këtë e ka bërë të ditur Fero ditën e sotme. Reperi ka publikuar në Instagram një foto të Arbenitës me barkun e rrumbullakosur dhe ka shkruar: “Qikat e mia”.
Kujtojmë se Fero dhe Arbenita tashmë janë burrë dhe grua. Ata janë celebruar para pak kohësh. /abcnews.al