Këngëtari i njohur, Tom Parker ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare, pasi u diagnostikua me kancer në tru.
Lajmin e hidhur e bën të ditur, grupi britanik i djemve, “The Wanted”, të cilët ishin të shkatërruar.
Ndërsa, bashkëshortja e Tom, Kelsey Hardwick shkroi në Instagram: “Zemrat tona janë thyer. Tom ishte qendra e botës sonë. Ne nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij infektive dhe praninë e tij energjike.
Ne jemi vërtet mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen dhe kërkojmë që të gjithë të bashkohemi për të siguruar që drita e Tomit të vazhdojë të shkëlqejë për fëmijët e tij të bukur. Faleminderit për të gjithë ata që e kanë mbështetur në kujdesin e tij gjatë gjithë kohës, ai luftoi deri në fund. Unë jam gjithmonë krenar për ty”.
Kujtojmë që çifti u martua në vitin 2018 dhe kanë dy fëmijë, vajzën Aurelia Rose, e cila lindi në vitin 2019 dhe një djalë, Bodhi, i lindur tetorin e kaluar./abcnews.al