Azpilicueta “tradhtoi” Interin, ziklaltërit kthehen te Demiral

schedule10:16 - 1 Korrik, 2023

schedule 10:16 - 1 Korrik, 2023

Ditën e djeshme, opsioni i Interit me parametra zero, Cesar Azpilicueta u zhduk dhe kjo pasi spanjolli do të jetë lojtari më i ri i Atletico Madrid.

Veterani arriti një marrëveshje për një kontratë dyvjeçare me vlerë 3.5 milionë euro në sezon me Interi, por më pas gjithçka ndryshoi duke zgjedhur Atleticon.

Ky skenar bën tashmë që zikaltërit të ndryshojnë strategji. Sipas “Corriere delloSport”, Inter tashmë është kthyer te Merih Demiral, mbrojtësi turk i Atalanta, i cili tashmë shihet si pasardhësi i Milan Skriniar./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!