Azpilicueta infektohet me Covid-19, mungesa e madhe e Chelsea në “Bernabeu”

schedule21:35 - 9 Prill, 2022

schedule 21:35 - 9 Prill, 2022

Cesar Azpilicueta është infektuar me Covid-19, teksa mungoi edhe në fitoren “tenistike” që blutë e Londrës arritën ndaj Southampton.

Trajneri Thomas Tuchel zbuloi se mbrojtësi i Chelsea ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa kjo i shton “dhimbjen e kokës” teknikut të bluve, pasi në përballjen me Real Madrid në ndeshjen e kthimit të çerekfinales në Champions League do të jetë mungesa e madhe.

Chelsea në ndeshjen e parë në ‘Stamford Bridge’, u mposht me rezultat 3:1 dhe do të kërkojë rikthimin në ‘Bernabeu’ të martën me fillim nga ora 21:00. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!