Azpilicueta fitoi Botërorin për Klube, fiton 9-të trofe me Chelsea, por i mungon një

schedule12:42 - 13 Shkurt, 2022

schedule 12:42 - 13 Shkurt, 2022

Chelsea triunfoi përballe Palmerias në Botërorin e Klubeve, duke fituar me rezultatin 2-1. Mbrojtësi spanjoll i bluve të Londrës, fitoi trofeun e 9-të me skuadrën e tij duke u bërë një nga lojtarët kryesore, me trofetë që vetëm i shtohen në koleksionin e tij.

Kapiteni i Chelsea ka fituar 2 Premier League, 1 FA Cup, 1 Kupë të Ligës, 1 Champions League, 2 Europa League, 1 Superkupë Europiane dhe 1 Botëror për klube.

Por sipas “Marca”, Azpilicuetës i mungon një trofe. Bëhet fjalë për Superkupën e Anglisë, i vetmi kompeticion që nuk është fituar nga ai me Chelsea-n, por që për disa nuk konsiderohet një trofe i madh.

Gjithsesi, karriera e Azpilicueta me londinezët ka qenë me të vërtetë e suksesshme dhe mund të pasurohet akoma më shumë në fundin e muajit kur Chelsea do të luajë në finalen e Carabao Cup, që mund të bëhet trofeu i 10-të për 32-vjeçarin me Blues.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!