Chelsea arriti të marrë një barazim 1-1 në transfertë ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Pas ndeshjes për mediet foli senatori i londinezëve, Cesar Azpilicueta.
“I nisëm shumë mirë në 25 minutat e para. Kishim mundësinë të shënonim më shumë gola. Ata më pas u kthyen te topi pas një kohe të gjatë që ne kontrollonim ndeshjen. Më pas vuajtëm. E gjithë kjo ndodhi në pjesën e parë.
E dinim se do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. E nisëm ndeshjen me guxim, e dinim se duhet të ishim në nivelin më të lartë sepse është gjysmëfinale. Na mungoi pasimi i fundit sepse mund të kishte qenë një rezultat krejt tjetër.
Në një analizë të përgjithshme mund të them se luajtëm mirë. Benzema është sulmues i shkëlqyer, ai di të kundërsulmojë, të mbajë topin dhe të krijojë rrezik. Në ndeshjen tjetër duhet ta ngadalësojmë me patjetër atë”, u shpreh Azpilicueta. /abcnews.al