Azerbajxhani ka vendosur të tërheqë misionin e tij diplomatik nga Irani. Ky vendim njoftohet se është marrë për arsye sigurie. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm i vendit, Jeyhun Bayramov.
Sipas tij, diplomatët azerbajxhanas po largohen nga Irani për të garantuar sigurinë e tyre në rrethanat e tensioneve të fundit.
Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi Baku njoftoi se katër dronë iranianë kishin kryer një sulm në provincën Nakhchivan, duke plagosur katër persona.
Ngjarja ka rritur ndjeshëm tensionet mes dy vendeve.


