Azerbajxhani rrëzon avionin armen

schedule10:52 - 17 Tetor, 2020

schedule 10:52 - 17 Tetor, 2020

Lufta vijon me intensitet të lartë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, me viktima në ushtarë dhe civilë, të cilat rritën dita ditës.

Pas sulmit armen me raketa ndaj qytetit azer Gandja duke shkaktuar të paktën 12 të vdekur, Azerbajxhani është përgjigjur me rrëzimin e një avioni S-25 të Armenisë në Nagorno Karabakh.

Lexo edhe: Pamjet e tmerrit në Azerbajxhan: Armenët lëshuan raketën ndaj civilëve, rrafshohen pallatet

Kështu njofton ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, fakt i mohuar disa minuta më pas nga Armenia.

Më herët, Azerbajxhani kishte publikuar pamje të sulmeve me dron ndaj sistemeve të raketave toka-ajër S-300 të Armenisë duke njoftuar shkatërrimin e njërës prej tyre.

Vendet luftojnhë prej 27 shtatorit, ku Azerbajxhani kërkon largimin e forcave armene nga territori i Nagorno Karabakhut, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e tij. /abcnews.al