Ushtria azere ka nisur një ofensivë të gjerë ushtarake në zonën e Nagorno Karabakh dhe territoreve që mbahen nga ushtria armene.
Mediat lokale raportojnë për një ofensivë në të gjithë vijën e frontit me qëllim rikthimin e kontrollit të Nagorno Karabakh tek Azerbajxhani, shkruan abcnews.al.
https://www.youtube.com/watch?v=n7kF36w11cI&feature=youtu.be
Në rrjete sociale janë hedhur foto të operacionit, ndërsa theksohet se është marrë edhe baza e forcave speciale të ushtrisë armene në rajon, e quajtur si “Komanda 193”.
Dy shtetet luftojnë prej një jave në Nagorno Karabakh.
Azerbajxhani kërkon largimin e forcave armene nga rajoni, ndërsa këta të fundit theksojnë se duan vetëvendosje për popullin armen që jeton në territorin e Nagorno Karabakh, i njohur si pjesë integrale e Azerbajxhanit. /abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=jERcGZIODf0&feature=youtu.be