Azerbajxhani ka mohuar që forcat e tij të kenë bombarduar katedralen historike në qytetin Shusha të Nagorno-Karabakut siç pretendohet nga Armenia.
“Informacioni rreth dëmtimit të kishës në Shusha nuk ka asnjë lidhje me veprimet ushtarake të ushtrisë azere”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.
“Ndryshe nga forcat e armatosura të Armenisë, ushtria azere nuk synon ndërtesat dhe monumentet historike, kulturore, ose veçanërisht fetare”, thuhet më tej.
Ky reagim erdhi pasi Armenia tha se forcat azere kishin bombarduar një katedrale historike në qytetin Shusha të Nagorno-Karabakut. g.v/abcnews.al