Këtë të enjte në Uashington mbahet takimi i parë i Bordit të Paqes, struktura e re ndërkombëtare e udhëhequr nga presidenti amerikan Donald Trump për të mbikëqyrur Gazën e pasluftës dhe jo vetëm.
Mbi 45 vende pritet të marrin pjesë në takim, ku Bashkimi Europian ka dërguar një komisioner në rol vëzhgues. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë u nis drejt Washingtonit, në përgjigje të ftesës së Donald Trump për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të këtij Bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues.
Bordi ka në rend dite çështje të rëndësishme si çarmatosja e Hamasit, madhësia e fondit për rindërtimin e zonës dhe mënyra e shpërndarjes së ndihmës humanitare për popullsinë e prekur nga lufta.
Donald Trump ka thënë se vendet pjesëmarrëse kanë premtuar 5 miliardë dollarë për fondin e rindërtimit të enklavës, edhe pse shuma e nevojshme është shumë herë më e madhe. Takimi mbahet në objektin e ri të rinjohur si ”Donald J. Trump U.S. Institute of Peace”, që Trump e ka emëruar, dhe pritet të shërbejë si platformë për diskutuese mbi një plan më të gjerë paqeje.
Veç vendeve që do të kontribuojnë financiarisht, të tjera do të dërgojnë trupa në enklavë si pjesë e forcës së stabilizimit të Gazës, që do të merret me trajnimet policore, mbarëvajtjen e rripit dhe çarmatosjen e grupit militant. Në takimin e parë të Bordit në Uashington nuk marrin pjesë vende si Franca, Britania e Madhe, Rusia, Kina apo edhe Vatikani që refuzoi ftesën. Sfida e parë e kësaj strukture të re ndërkombëtare do të jetë rindërtimi i Gazës, në mes të një armëpushimi të brishtë që ka pasur shkelje të vazhdueshme.
Mbledhja Inauguruese e Bordit të Paqes
E enjte, 19 Shkurt 2026
Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”
(Sipas orës amerikane)
06:15 – Fillojnë mbërritjet e delegacioneve
08:05 – Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve
08:40 – Foto familjare
09:00 – Fillon mbledhja
Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara
Prezantime në tryezë të rrumbullakët & Përditësime kryesore
1.Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së BoP
2.Steve Witkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve
3.Ambasadori Mike Waltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës
4.Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)
5.Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi
6.Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës
7.Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ
8.Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)
9.Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia
10.Marc Rowan – Fondi Sovran i Pasurisë
11.Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran
12.Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP
Video për rindërtimin e Gazës
⸻
Ndërhyrjet
Rendi:
1.Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa
2.Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev
3.Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev
4.Indonezia – Presidenti Prabowo Subianto
5.Rumania – Presidenti Nicușor Dan
6.Shqipëria – Kryeministri Edi Rama
7.Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly
8.Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani
9.Emiratet e Bashkuara Arabe – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan
10.Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita
11.Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan
12.Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah
13.Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub
Prezantim video nga FIFA
Rezoluta & Votimet e Bordit
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!