Axhenda e Metës shkak i shtyrjes së takimit me Bashën

schedule21:23 - 17 Nëntor, 2019

schedule 21:23 - 17 Nëntor, 2019

Partia Demokratike dhe aleatët e saj i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit të Republikës Ilir Meta, për një takim lidhur me krizën politike që po kalon vendi. Burime zyrtare nga Partia Demokratike bënë të ditur për ABC News se takimi ishte fiksuar të mbahej ditën e hënë.

Por me pas u konfirmua se për shkak të axhendës së ngjeshur të kreut të shtetit në këtë ditë të parë të javës, takimi i Lulzim Bashës dhe aleatëve të tjerë me Presidentin e Republikës është shtyrë për të martën në orën 9.00

Edhe Opozita pritet të ketë një ditë të ngarkuar pune të hënë kur në axhendë të takimeve është parashikuar edhe një mbledhje në selinë blu me përfaqesues të OSBE-së për reformën zgjedhore.

E hëna pritet të jetë një ditë e ngjeshur edhe për kreun e shtetit, ku ashtu siç ka paralajmëruar ditën e tij të punës do ta nis me padinë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani për të cilin ka pohuar se ka fakte tronditëse për tentativa  të kapjes së Gjykatës Kushtetuetse.

Përplasja e krijuar mes institucionit të Presidentit dhe Qeverisë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të jetë një tjetër çështje që Presidenti do të diskutojë me partitë e opozitës.

Një ftesë për takim kreu i shtetit i ka dërguar edhe Këshillit të Ambasadorëve, ndërkohë që priten edhe takime me ish-presidentë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!