Axhenda e Kryeministrit Edi Rama në Bruksel

schedule16:54 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 16:54 - 4 Dhjetor, 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë në Bruksel edhe gjatë ditës së nesërmë. Sipas axhendës parashikohet që në orën 09, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në eventin e përvitshëm «Miqtë e Europës», të fokusuar tek sfidat e integrimit të vendeve të Ballkanit dhe mjeteve të Bashkimit Europian për të nxitur një zgjerim relativisht të shpejtë të kësaj organizate. Në këtë takim, kreu i qeverisë shqiptare është ftuar të mbajë një fjalim. Në orën 11:15, Kryeministri Rama do të takohet më pas me përfaqësuesen e lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë, Federica Mogherini, ndërkohë që në pasditen e të martës do të takohet me presidentin e Parlamentit Europian, Antionio Tajani dhe presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Komisioni Europian është i predispozuar të prezantojë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit në prill, por është në pritje të rezultateve konkrete të zbatimit të procesit të Vettingut dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!