Axhenda e BE-së për frenimin e emigrantëve rrezikon të forcojë xhihadistët

schedule12:11 - 6 Tetor, 2023

schedule 12:11 - 6 Tetor, 2023

Nga Ole Sevrin Nydal, euobserver

Në përpjekjen e saj të dëshpëruar për të frenuar migrimin, BE ka forcuar pa dashje grupet xhihadiste në Sahel dhe tani mund të jetë tepër vonë.

Migrimi po rritet në Mesdhe, dhe po ashtu është edhe kritika ndaj reagimit të Europës, Braktisja në det, qendrat e mbipopulluara të paraburgimit, kontraktimi i jashtëm tek partnerët afrikano-verior ndërkohë që mbyllet një sy ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut, lista është shumë e gjatë.

Megjithatë, duke pasur parasysh historikun e BE-së për të qënë sa më pranë shqetësimeve të brendshme të vendeve anëtare dhe presionin e ekstremi të djathtë, ne nuk duhet të presim shumë ndryshime.

Ndërkohë, kufijtë e zgjeruar të BE-së në shkretëtirën e Saharasë po shkatërrohen ndërsa juntat ushtarake konsolidojnë pushtetin, dëbojnë partnerët perëndimorë dhe i lënë vendin zgjerimit territorial të grupeve xhihadiste, raporton abcnews.al.

Këtu qëndron problemi, ajo qe mund të ndikojë në politikën e BE-së.

Shumica dërrmuese e emigrantëve që nisen në Mesdhe kanë bërë një udhëtim shumë më të rrezikshëm. Në mungesë të mjeteve për të emigruar ligjërisht, këta të rinj kryesisht, të nxitur nga pasiguria, mungesa e mundësive ose duke e perceptuar migrimin si një detyrim familjar dhe të vetmen hyrje të mundshme në moshën madhore  kanë përshkuar një nga rajonet më të paqëndrueshme të botës.

Duke lëvizur nëpër Sahel, emigrantët vazhdimisht po negociojnë për tu larguar, duke e lënë jetën e tyre në duart e kontrabandistëve, ndërmjetësve, zyrtarëve qeveritarë, si dhe grupeve të armatosura xhihadiste dhe etno-politike.

Këta aktorë përpiqen të mbushin një boshllëk të qeverisjes informale që përfshin rreth 3,000 km, ku migrantët varen nga rrjetet e krijuara përgjatë korridoreve relativisht të qëndrueshme.

Saheli

Megjithatë, në Sahel, një pikë tranzicioni shekullor për tregtinë dhe migrimin, kjo logjikë bie ndesh me parimin më themelor ekonomik të ekuilibrit të tregut. Në vend që të reduktojë kërkesën, BE-ja thjesht ka rritur rrezikun e lëvizjes së lirë ndërsa në të njëjtën kohë e ka kthyer migrimin në një konflikt që po ndikon edhe në ekonomi, raporton abcnews.al.

Duke folur me të kthyerit nga Mali, shumica e të cilëve u dëbuan nga Afrika e Veriut, ata shpjeguan se si korridoret u mbyllën papritur për shkak të goditjes së qeverisë ndaj emigracionit të paligjshëm.

Duke përdorur shërbime alternative përtej kufirit algjerian, disa emigranë u braktisën dhe disa të tjerëve iu prish automjeti më të cilin udhëtonin.

Megjithatë, pasi kanë investuar kursimet e tyre të jetës dhe, në disa raste, të prindërve të tyre, shumica e migrantëve do të shfrytëzojnë çdo mundësi për tu larguar.

Për migrantët e Afrikës Perëndimore, një slogan i zakonshëm është ‘Itali ose vdekje’. Duke pasur parasysh gatishmërinë e migrantëve për të rrezikuar, goditja e imponuar nga BE-ja ka rritur pa dashje fitimin për ata që janë të gatshëm të furnizojnë dhe qeverisin udhëtime gjithnjë e më të rrezikshme.

Deri në vitin 2017, emigrantët paguanin mbi 100 euro në pikat e kontrollit të rebelëve në Mal, duke sugjeruar një të ardhur vjetore prej të paktën 1 milion euro nga taksat e thjeshta.

Me çmontimin gradual të shërbimeve tradicionale, të ardhurat e mundshme për organizatat xhihadiste mund të jenë shumë më të larta. Me kalimin e kufirit, emigrantët u ndaluan dhe u kërcënuan nga rebelët e armatosur për të cilët Amadou besonte se ishin pjesë e një formacioni xhihadist. Rebelët vlerësuan gjërat e tyre me vlerë dhe mblodhën 13,000 euro në këmbim të transportit drejt qytetit të Gaos, raporton abcnews.al.

Sipas Amadou, xhihadistët po rekrutojnë gjithashtu mes emigrantëve, një shqetësim që tashmë është ngritur nga paneli i ekspertëve të OKB-së . Në një moment atij iu afrua një militant duke e pyetur për “të fortin në pjesën e pasme të kamionit”, duke i thënë se “do të bëhej ushtar i mirë”.

Në një fshat tjetër, një grup që ishin kthyer më tha se rebelët kishin arrestuar njerëz me pamje të fortë fizike, ndërsa disa kishin njohur militantë individualë si ish-anëtarë të komuniteteve të tyre të origjinës.

Midis vdekjes, braktisjes në shkretëtirë ose punës për një grup të armatosur, opsionet janë mjaft të kufizuara.

Deri më tani, situata e sigurisë është përkeqësuar me shpejtësi. Ndërsa grupet xhihadiste zgjerojnë ndikimin e tyre, boshllëku i lënë nga politika e ndalimit të BE-së do të ofrojë mundësi të konsiderueshme për zhvatje në shkallë të gjerë, rekrutim dhe madje edhe menaxhim të migracionit.

Duke i bërë jehonë marrëveshjeve të kaluara me Libinë, qeveria tuniziane ka shtyrë tashmë mijëra emigrantë në shkretëtirë dhe drejt territorit xhihadist, raporton abcnews.al

BE-ja duhet të njohë implikimin strategjik të migracionit. Respektimi i të drejtave të njeriut të migrantëve nuk është thjesht e drejtë; pasi gjithashtu përputhet me interesat e sigurisë si të Europës ashtu edhe të fqinjëve të saj jugorë.

Në fakt, duke promovuar migrimin e rregullt dhe të sigurt, BE-ja mund të zvogëlojë ndikimin e grupeve xhihadiste dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal.

Kjo do të adresonte objektivat themelore të strategjisë së BE-së në Sahel dhe do të pasqyronte direktivat legjitime të politikës së jashtme në krahasim me shqetësimet e brendshme të shteteve anëtare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!