Avokatja shqiptare: Nuk erdha në dasmën e Shkëlzen Berishës vetëm për të votuar Georgia Melonin

schedule21:35 - 27 Shtator, 2022

schedule 21:35 - 27 Shtator, 2022

Në Itali të djathtët do të vinë në pushtet, pas fitores në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën e kaluar. Fratelli d’Italia e Georgia Meloni triumfoi bindshëm.

Mirëpo, fitorja e saj po shihet me skpticizëm veçanërisht nga Brukseli, pasi partia që ajo drejton cilësohet si tepër ekstremiste.

Në një lidhje me skype në emisionin “Log.” me Endri Xhafon, avokatja shqiptare në Itali, Ilenja Mëhilli hodhi poshtë këto pretendime. Ajo shpjegoi se Fratelli d’Italia është partie e djathtë dhe jo e esktremit të djathtë dhe se ka qenë në qeverinë italiane deri në vitin 2012.

“Nuk është hera e parë që partia e djathtë vjen në qeveri. Është partie djathtë dhe jo ekstrem i djathtë. Në 2012 kur koalicioni ra nga qeverisja. Ishte Meloni që krijoi këtë parti. Meloni nga zero arriti të ngrejë partinë. Është një nga të paktat që do të mirën e Italisë. Nuk është partie e ekstremit të djathtë sepse është e njëjta parti që ka qeverisur Italinë deri në 2012.

Në Itali ka akoma njerëz që votojnë partinë komuniste. Fratelli d’Italia nuk është ekstremiste”, tha ajo.

Mëhilli tregon më tej se simpatizon Georgia Melonin dhe madje refuzoi ftesën për në dasmën e Shkëlzen Berishës të dielën vetëm për të votuar për të.

“Unë e kam njohur në 96. Ka qenë një person që i është dedikuar ndryshimeve të lëvizjes. Është e kulturuar dhe shumë nacionaliste.”

“Refuzova një dasmë në Shqipëri të dielën sepse votova për Melonin”, tha Mëhilli. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!