Ndihma ekonomike që shteti iu jep personave në nevojë mbetet më e ulëta në rajon. Nga një përllogaritje e avokatit të popullit rezulton se nevojat minimale financiare për një person kapin një kosto prej 18 mijë lekësh ndërsa niveli i ndihmës ekonomike rezulton disa herë më i vogël.
Aktualisht ndihma ekonomike është në vlerën 5,500 lekë ndërsa për vitin e ardhshëm parashikohet të arrijë në 7500 lekë.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga avokatja e popullit është edhe mbështetja e ulët financiare për qytetarët e prekur me Covid-19. Shoqëria civile ka kërkuar që buxheti i vitit të ardhshëm t’i kushtojë më shumë financime shtresave në nevojë pasi në vend po njeh një rritje të ndjeshme varfëria. /abcnews.al/