Mjekët: Avokati, në intubim/ Rëndohet gjendja e Sokol Mëngjesit, u dhunua nga tre persona

schedule16:36 - 29 Maj, 2024

schedule 16:36 - 29 Maj, 2024

TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi është futur në intubim në Spitalin e Traumës. Burime nga Trauma konfirmojnë për ABC News se rreth orës 14:00 avokati është intubuar për shkak të gjendjes së rëndë. Ndërkohë mësohet se Mëngjesi vijon të jetë në kujdesin intensiv të bluzave të bardha.

Ai u dhunua të mërkurën në rrugën “Pjetër Bogdani” në Kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8:30 minuta. Paraprakisht mendohet se 3 persona të pamaskuar kanë qenë autorët e dhunës ndaj avokatit Mëngjesi.

Tre autorët, e kanë pritur avokatin para një kopshti, ku sapo ai ka lënë djalin e tij dhe ne dalje e kanë sulmuar.

Në kamerat e sigurisë duket se avokati i ka njohur autorët pasi komunikon me ta, ndërsa më pas ata e godasin e me grushte duke e rrezuar në tokë.

Policia ka mundur të identifikojë një prej agresorëve, dhe ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, por pa mundur ta arrestojë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!