“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po i mundëson Rusisë që të rekrutojë mercenarë nga Serbia me qëllim që të vrasë ukrainasit”.
Kështu u shpreh avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviç në platformën X, duke shtuar se deri më tani qindra serbë, nga Serbia dhe Republika Serbe, janë bërë pjesë e njësive ushtarake ruse.
Stojkoviç pohon se Agjencia serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) po e inkurajon pengon rekrutimin krah forcave të Kremlinit.
“BIA për detyrë e ka të parandalojë rekrutimin për Ushtrinë ruse, si përmes veprimeve kundërzbuluese ashtu edhe veprimeve kriminale-operative. Por nuk e pengon, në të kundërtën, ajo me sjelljen e saj po e inkurajon këtë. Kreu i BIA-s është Aleksandar Vulin, bashkëpunëtori më i ngushtë i Aleksandar Vuçiçit dhe ekzekutuesi besnik i tij”, theksoi ai.
Sipas avokatit, Vuçiç së bashku me Milorad Dodikun po i inkurajojnë serbët e Republikës Serbe që të rekrutohen përkrah ushtrisë ruse.
“Aleksandar Vuçiç fton Milorad Dodikun në të gjitha ngjarjet politike, siç është përurimi i stadiumit në Leskovc dhe ai inkurajon serbët nga Republika Serbe që të rekrutohen në Ushtrinë ruse për të vrarë ukrainasit në tokën e tyre”, shtoi ai./abcnews.al