Avokati i Ylli Ndroqit: Sulm politik, brenda 5 ditësh apelojmë vendimin

schedule13:36 - 3 Gusht, 2020

schedule 13:36 - 3 Gusht, 2020

Avokat i Ylli Ndroqit ka deklaruar jashtë dyerve të Policisë së Tiranës se forcat operacionale kanë tentuar t’i merrnin klientit të tij makinën me të cilën ai po udhëtonte.

Ai u shpreh se brenda 5 ditësh, Ndroqi do ankimojë vendimin për sekuestrimin e pasurive në apelin e SPAKUT.

“Ka qenë me mjetin e tij. Kanë shkuar forcat operacionale pas një urdhri për t’i marrë makinën me të cilët udhëtonte. Ka kërkuar t’i behet e ditur arsyeja

 Kemi ardhur në drejtorinë  Policisë së Tiranës. Na është komunikuar urdhri për sekuestrimin. Na është dhënë vendimi në dorë. Për 5 ditë do e apelojmë në Apel të SPAKUT.

Pasuria e tij është nga burime të ligjshme dhe se Ylli Ndroqi mendon se ky është një sulm politik dhe për shkak të gjyqit që po zhvillohet njëkohësisht ndaj tij dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj”, u shpreh ai.