Avokati i Ylli Ndroqit: Televizionin e ka marrë me kredi, pronat i ka trashëgimi nga babai

schedule15:32 - 5 Gusht, 2020

schedule 15:32 - 5 Gusht, 2020

Avokati i Ylli Ndroqit Alban Qafa ka deklaruar para gazetarëve se pasuritë e tij janë të trashëguara ose të blera me kredi, përfshirë këtu edhe televizionin Ora.

Qafa u shpreh se aktivitetet në emër të Ndroqit janë të adituara nga shteti dhe kanë rezultuar pa probleme.

Ai përmendi edhe rastin e një tjetër gjyqi të nisur nga një media kundër qeverisë, duke deklaruar se ajo i ka shkaktuar shqiptarëve një humbje të madhe.

“Atij i janë sekuestruar tokat që ka trashëguar pas humbjes së jetës nga babai i tij. Si mund të jetë pasuri e paligjshme komisioni i ndarjes së pasurive të paluajtshme. 

Është vendosur sekuestro mbi apartamentin që ka në pronësi me bashkëshorten e tij për të cilën është firmosur kontratë në vitin 1993, siç kanë bërë në atë kohë të gjithë qytetarët që jetonin në një banesë të shtetit e cila më pas është privatizuar.

Sa i përket sekuestrimit të RTV Ora, Ylli Ndroqi ia ka blerë shtetases Ilda Prifit me vlerë 25 mln lekë të reja e cila është financuar në bazë të kredisë.

Është sekuestruar automjeti Benz që është blerë me kredi bankare, me vlerë 120 mln lekë.

Është sekuestruar edhe toka në Lanabregas e blerë me kredi dhe një pronë e bashkëshortes që i lind nga pasuria e familjes.

Është sekuestruar një pasuri me kapital fillestar 100 mijë lekë. Këto aktivitete janë audituar dhe kanë rezultuar konform ligjit. Jemi dëshmitarë të nxitimit të kësaj nisme të SPAK. Në të shkuarën këto veprime me prapavijë politike i kanë kushtuar shqiptarëve 100 mln euro.

Ylldon Grup është e gjitha me kredi nga disa banka në vend”, tha Qafa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!