Avokati i Ylli Ndroqit: Hetimet e policisë të paligjshme, SPAK nuk ekzistonte para 18 muajsh

schedule15:19 - 5 Gusht, 2020

schedule 15:19 - 5 Gusht, 2020

Në një deklaratë për mediat avokati i Ylli Ndroqit, Alban Qafa deklaroi se akuzat ndaj klientit të tij janë të paqena dhe se hetimet janë kryer në mënyrë të paligjshme dhe pa survejimin e një prokurori.

Qafa deklaroi se sipas policisë hetimi i saj është mbikëqyrur për 18 muaj në SPAK, ndërkohë që kujton se ajo është ngritur disa muaj më vonë se ky afat, në dhjetor të vitit të

“Jemi njohur me vendimin e gjykatës dhe kontstajmë se ka një sërë parregullsish ligjore. Në korrik 2020 është regjistruar procedim pasuror dhe 7 ditë më pas është bërë kërkesa e prokurorisë për të vendosur sekuestro.

Sipas vendimit të gjykatës dokumenti është marrë në muajin maj. Kjo tregon nxitimin e organit të akuzën për të dhënë këtë vendim. Si është e mundur që brenda 7 ditëve u gjetën indicie pr të shkuar në sekuestrimin e pasurisë. Policia ka thënë se hetimet kanë zgjatur për 18 muaj në drejtimin e SPAK kur ata janë betuar në dhjetor.

Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar. Policia dhe prokuroria marrin dijeni për hetimet që regjistrojnë. Nëse i referohemi deklaratës së Policisë se janë kryer hetime pa iu referua prokurorit. Këto hetime nga Policia e

Shtetit pa dijeni të prokurorit janë hetime të paligjshme nga ana e policisë dhe lë dyshime për shmangien e qëllimshme të prokurorisë në këtë hetim. Procedimi nuk është bërë në bazë të ligjit të OFL, por në bazë të ligjit që i jep të drejtën të veprojë edhe kur vetëm indicie”, u shpreh Qafa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!