Avokati i Viktor Markut: Nuk ka lidhje me vrasjen e Billës, nipi student i shkëlqyer, do blinte rroba

schedule12:12 - 22 Qershor, 2020

schedule 12:12 - 22 Qershor, 2020

Avokati i Viktor Markut , Ilir Murati ka folur pas shtyrjes së gjyqit për klientin e tij, duke deklaruar se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Hekuran Billës. Ai tha se Marku ka qenë në Mal të Zi në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Ai tha se gjykata nuk i ka vënë asnjë dokument në dispozicion, ndërsa shtoi se për Markun nuk ka pasur as urdhër ndalimi.

Lidhur me nipin e Markut, Murati i qëndroi deklaratës së tij, duke deklaruar se ka qenë në zonë për të blerë rroba.

LEXO EDHE: FOTO/ Ky është Viktor Marku, u “tradhtua” nga sistemi TIMS, e dashura e nipit rrëzon alibinë

“Puna duhet të shoqërohet me autorin e vërtetë të kësaj ngjarje. Viktori thotë se nuk është autori i kësaj ngjarje. Ai thotë se ka qenë në Mal të Zi. Me gjithë kërkesën e mbrojtjen për t’u mbrojtur nga këto akte, gjykata e ka rrëzuar kërkesën.

Nuk ka u vunë në dispozicion këto akte duke shkelur kushtetutën. Deri më sot nuk ka pasur urdhër arresti. Kodi parashikon një urdhër ndalimi gjë e cila nuk është konstatuar. Nuk është dhënë një urdhër ndalimi.

Janë nip e dajë nuk kanë lidhje me ngjarjen. Ai është student i juridikut, është student i shkëlqyer. Ai ka qenë në zonë për blerë veshmbathje”, tha Murati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!