Avokati i Tahirit ankimon vendimin për ndalimin jashtë vendit

schedule14:31 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 14:31 - 18 Dhjetor, 2017

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ankimuar vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda, e cila i ndaloi atij daljen jashtë vendit. Ka qenë avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia, i cili këtë të hënë ka kërkuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, që të rrëzojë këtë vendim.

Të premten, Tahiri u paraqit në Gjykatën e Krimeve, ku kjo e fundit u njoh me pretendimet e tij pas vendimit për bllokimin e pasaportës. Në seancë, Tahiri dhe avokati i tij kundërshtuan vendimin e dhënë nga gjyqtarja Liliana Baku, pasi sipas tyre, masa për ndalim është e pabazuar, pasi Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re.

Prokuroria për Krimet e Rënda vijon hetimet ndaj ish-ministrit për lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të drejtuar nga Moisi Habilaj, i cili u arrestua në Itali së bashku me 6 persona të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!