Loja mbaroi. Mes zhurmës së madhe, ka dakordësi hileqare për Avokatin e Popullit.
PS s’nxori kandidat të vet, por nuk pranoi as tërheqjen e firmave të PD, duke çuar për votim në parlament 6 kandidatë me firmat e opozitës.
“Ne do të sigurojmë që të gjithë kandidaturat qe opozita i ka sjellë të marrin vëmendjen e duhur proceduriale dhe dinjitetin që atyre u takon si kandidatë ku janë ofruar për të kryer atë detyrë të lartë të avokatit të popullit.”
Komisioni i Ligjeve miratoi listën, duke përjashtuar 4 kandidatë, mes tyre Jola Hysajn.
Sekretaren për marrëdhëniet me publikun në selinë blu, e tradhëtoi vetë PD. Nga 28 firma që i duheshin, i dhanë një më pak, 27.
Lojën e zbuloi vetë autori, Sali Berisha. Doktori shpalli bojkotin e votimit për Avokatin e Popullit, duke i fikur shpresat edhe Adriana Kalasë dhe kandidatëve të tjerë.
“Ne tërhiqemi nga ky proces, sjemi me pale, është farsë, nuk do të marrin pjesë në votim në parlament për Avokatin e Popullit”
Por padashje, zbuloi se kush do te zgjidhet.
“Ata sot futën kandidatin e tyre, Endri Shabani është kandidati i tyre, i PS”
Por në fakt, Endri Shabani gjithmonë ka qenë opozitar, madje për kandidaturën e tij firmosi 2/3 e opozitës në parlament apo 35 deputetë demokratë.
Vetëm se kësaj radhe, Endrit Shabani do të marrë votat e PS, por jo votat kundër të PD.
Vitet e tij në politikë ia vlejtën, ata që kërkonte të sfidonte u thurrën, mavi e blu, për të zgjedhur një Avokat Populli të Gjelbër.
Beteja e vetme qe fitoi ne politike ishte ajo me Adriatik Lapajn. Nëse Shabani do hyjë në karrigen komode të Avokatit, Lapaj mbeti me një karrige, jo në parlament, por në shkallët e ftohta të bulevardit.
“Do thoni ju ca bën në këtë orë tek kryeministria, protestë, po e nis i vetëm, ju pres këtu, ditë natë, pa ndalim. Ky është fati im!”/abcnews.al

