Avokati i Ndocit: Klienti im s’ka përdorur kurrë makinë “Toyota”, nuk e njeh “bashkëpunëtorin”

schedule13:42 - 2 Maj, 2020

schedule 13:42 - 2 Maj, 2020

Vrasja e 2 vëllezërve, avokati flet për lidhjen e ngushtë të Altin Ndocit me viktima. Gjykata e Durrësit dha masën “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe Klevis Allën, të arrestuar ditën e djeshme si autorë të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia.

Për të folur më shumë për këtë ngjarje ishte në një intervistë për Abc Neës me Juli Xhokaxhi, avokati i Ndocit, Saimir Visha.

Avokati theksoi edhe njëherë se prokuroria nuka ka paraqitur prova, dhe klienti i tij nuk është i përfshirë në këtë ngjarje. Visha tha se Ndoci ka pasur një lidhje të ngushtë me viktimat.

“I mbrojturi prej meje e mohon në mënyrë kategorike pjesëmarrjen në këtë krim, për dy arsye: e para nuk ka pasur motiv, ka pasur lidhje të forta dhe miqësore me ta. Ndërkohë bashkëshortja e një prej viktimave me bashkëshorten e klientit tim kanë një marrëdhënie shumë të afërt. Pasi kanë mësuar nga mediat për ngjarjen, i mbrojturi prej meje me bashkëshorten kanë marrë pjesë në mort. Është e paimagjinueshme që pas një ore sa mësuan vrasjen të marrin pjesë”, u shpreh ai.

Avokati ka shtuar më tej se klienti i tij është i shokuar dhe nuk ka pasur asnjë qëllim të përfshihet në këtë krim.

“Unë në seanca nuk pashë asnjë provë të depozituar nga prokuroria. Unë i qendroj të gjithë pretendimeve që ka pasur i mbrojturin prej mejë për mos përfshirjen në këtë vepër penale.

Klienti im ka marrëdhënie shumë të mira me familjarët e viktimës. Nuk ka pasur asnjë qëllim për ta kryer, madje është i shokuar pse është përzgjedhur ai. Nuk kanë sjellë asnjë provë. Makina që bëhet fjalë është “Toyota”, ndërkohë i mbrojtur prej meje nuk ka përdorur asnjëherë një makinë të tillë, përveç Ford”, deklaroi Visha, ndërsa shtoi se pretendimi i prokurorisë se Ndoci nuk është i përfshirë po ashtu edhe në vrasjen e 2 marsit.

“Nuk kas asnjë lloj hetime, është vetëm hamendësim për të fituar pikë”, tha ai.

Ndërkaq, Visha tha se Ndoci është përballur për herë të parë sot në gjykatë me Klevis Allën, të arrestuarin tjetër dhe se nuk e njihte më parë.

“Unë kam kërkuar që të ishin bashkë.  Kam këmbëngulur të flasë, i mbrojturi prej meje ishte hera e parë që e shikonte.

Policia nga ana e vet vazhdon punë për zbulimin  kësaj ngjarje. Me informacion në rrugë operative nuk mund të zbulosh një krim. Duhen veprime procedurale. Nëse në makinë janë gjetur gjurmë janë të lehtë për tu gjetur autorët, por në këtë rats nuk ka. T’ja lëmë hetimit”, tha Visha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!