Avokati i Kadri Veselit kundër Prokurorisë: S’mund të realizojmë një gjyq të padrejtë

schedule12:56 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 12:56 - 17 Dhjetor, 2020

Ben Emmerson, avokati mbrojtës së Kadri Veselit kundërshtoi Prokurorinë e ZPS-së, që gjykimi të fillojë pas tre muajsh pasi të kenë të gatshme dosjen paragjyqësore.

Në seancë në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ai tha se hetimi do të kërkojë një kohë më gjatë, ndërsa shtoi se sugjerimet e mbrojtjes duhet të merren parasysh.

Lexo edhe: Seanca në Hagë, prokurori: Mund të parashtrojmë dosjen në korrik nëse gjyqi fillon në shtator

“Vërtet po thotë zoti Tiger se ky gjyq mund të bëhet kështu. Kjo është e pakonceptueshme. Këto fjalë të prokurorisë janë zhgënjyese. Hetimi do të kërkojë kohën e vet. Do të duhet të paktën 18 muaj , ky është realiteti. Kjo do të jetë temë diskutimi shpresoj që parashtrimet tona të mos kalojnë në vesh të shurdhër.

Mbrojtja do të duhet të kryejë një hetim sa i takon akuza. Them se në krahasim me çështjet e tjera kjo është e pazakontë. Janë ngritur dyshime kundër të akuzuarve. Bëhet fjalë për një numër shumë të madh të incidenteve të veçanta”,.

Gjatë fjalës së tij  Ben Emmerson, tha po ashtu se është identifikuar një hetues  me përvojë që është edhe pjesë i ekipit të mbrojtjes.

“Ne propozojmë një ekspert ndërkombëtar për këtë mbikëqyrje, pasi  është i domosdoshëm që të analizohen informacionet. Nëse Prokuroria mendon që ta fillojmë këtë gjyq, mendoj se e kanë gabim po ashtu edhe ekipet e tjera të mbrojtjes nuk duan të bëjnë gjykime farse. Ne dëshirojmë që Prokuroria të paraqesë një tërësi materialesh për të kuptuar se çfarë hetimi ndjekin ata”, tha ai.

Ndërkohë në pyetjen e gjykatësit për zhvillimin e konferencës së ardhshme, avokatët kanë propozuar datën 18 janar 2021.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!