Avokati i familjes: Nëna e Caroline i dha pilotit 20 mijë euro dhjetë ditë para vrasjes

schedule11:04 - 3 Korrik, 2021

schedule 11:04 - 3 Korrik, 2021

Avokati i prindërve të Caroline ka thënë se nëna e 20-vjeçares i dha pilotit 32-vjeçar 20 mijë euro dhjetë ditë para se t’i vriste të bijën.

Për SKAI, avokati i familjes së Caroline-së, Thanasis Harmanis , ka thënë se autori jo vetëm që kërkoi 2,200 euro për arkivolin , por edhe 2,000 euro për transportin e trupit të Caroline në Alonissos.  Ndërsa siç tha ai 10 ditë më parë vrasja mori 20,000 euro nga nëna e saj.

“Sa i vërtetë është pretendimi i një njeriu që për 37 ditë detyroi autoritetet të kërkonin 3 grabitës që mbytën nënën e fëmijës së tij dhe qenin e tyre? Regjia mahnitëse, talenti i pashembullt në aktrim,” ka thënë ai.

“Përveç 2,200 euro për arkivolin, shtoni 2,000 euro për transportin e viktimës në Alonissos. Gjithsej 4,200 euro. Sigurisht, nuk përmendet transferta bankare prej 20,000 euro që ai mori,” ka shtuar avokati. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!